Dialogu Shangri-La: Personalitetet ndërkombëtare mbështesin nismën e Kinës dhe parimin e një Kine
2024-06-03 15:56:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 2 qershor, shumë personalitete ndërkombëtare që morën pjesë në Dialogun XXI të Shangri-La, shprehën mbështetjen e tyre për nismën globale të sigurisë të paraqitur nga Kina dhe gjithashtu parimin e një Kine.

Zv/Ministri i Mbrojtjes i Finlandës Esa Pulkkinen u shpreh në një intervistë për CMG se shpreson që Kina, si një drejtuese në çështjet rajonale dhe globale, të luajë rol të rëndësishëm në çështjet botërore.

“Unë e vlerësoj shumë fjalimin e Ministrit të Mbrojtjes të Kinës. Eshtë e mrekullueshme të shprehësh qëndrimin e Kinës në një mjedis të tillë ndërkombëtar. Kina, si një udhëheqëse rajonale dhe botërore, ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të shprehur zërin e saj. Unë shpresoj që Kina të mund të luajë një rol në çështjet globale,” u shpreh Esa Pulkkinen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhong Tianxiang, ish-kryeredaktor i gazetës 'Nanyang Siang Pau', u shpreh se nisma globale e sigurisë e paraqitur nga Kina, pasqyron rëndësinë e problemeve të sigurisë në rajon dhe botë.

“Në fakt, nisma globale e sigurisë e propozuar nga Kina pasqyron ndjenjat e thella të "përfitimit të botës" nga kultura kineze, sepse nisma globale e sigurisë shkon përtej mendimit që fituesi merr gjithçka gjatë Luftës së ftohtë dhe luftës së nxehtë, veçanërisht në disa pjesë të botës ku po zhvillohen luftëra. Njerëzit në Azi e mirëpresin nismën e sigurisë globale të Kinës, sepse ajo thekson rëndësia e çështjeve të sigurisë në rajon dhe në botë në tërësi,” u shpreh Zhong.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Jose Ramos Horta, President i Timorit Lindor, në intervistën për CMG tha; "Tajvani është pjesë e Kinës. Duhet ti lejojmë kinezët ta zgjidhin vetë problemin e Tajvanit, sepse pjesa kontinentale është e lidhur me gjak me Tajvanin. Kultura gjithashtu. Mendoj se ata mund të gjejnë një zgjidhje përfundimtare nëpërmjet komunikimit.”