Foto nga CFP
Industria e shërbimeve të softuerit dhe teknologjisë së informacionit të Kinës raportoi rritje dyshifrore nga viti në vit për sa i përket të ardhurave dhe fitimeve në katër muajt e parë të 2024, treguan të dhënat zyrtare, njofton Xinhua.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, fitimet totale të sektorit u rritën me 14.3 për qind nga viti në vit në 431.4 miliardë juanë (rreth 60.69 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa të ardhurat e kombinuara u rritën me 11.6 për qind në 3.8 trilion juanë.
Të ardhurat totale të nën-sektorit të shërbimit të teknologjisë së informacionit u rritën me 13.2 përqind nga viti në vit në rreth 2.5 trilion juanë, duke kontribuar me 65.9 përqind të të ardhurave totale të industrisë në tërësi. Në mënyrë të veçantë, të ardhurat e kombinuara nga cloud computing dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën me 14.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke arritur në 410.7 miliardë juanë.
Të dhënat zbuluan gjithashtu se të ardhurat nga produktet softuerike dhe siguria e informacionit ishin rritur me përkatësisht 8.7 për qind dhe 9.3 për qind nga viti në vit. (Fatosi)