Shkollave kineze u kërkohet të specifikojnë dënimet për bullizuesit
2024-06-01 15:58:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Arsimit bëri të ditur se shkollave kineze u është kërkuar të specifikojnë dënimet për forma të ndryshme të bullizmit.

Në një qarkore të publikuar së fundi, ministria u kërkoi shkollave anembanë vendit të krijojnë komitete të specializuara për t'u marrë me incidentet e ngacmimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkollat gjithashtu duhet të krijojnë linja publike telefonike dhe adresa e-mail-i për të raportuar incidentet e bullizmit, përveç dhënies së numrave të telefonit të personelit drejtues të shkollës përgjegjës për adresimin e çështjeve të tilla. Vëzhgimi me video duhet të mbulojë të gjitha ambientet e shkollave, thuhet në qarkore.

Në mars, Ministria e Arsimit filloi një fushatë për shkollat për të organizuar aktivitete arsimore për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve për sigurinë dhe për të përmirësuar aftësinë e tyre për të mbrojtur veten.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i ndalimeve dhe aktakuzave për krime që lidhen me bullizmin në shkollë dhe dhunën në kampus në Kinë ra ndjeshëm nga viti 2017 në 2020-n, është bërë e ditur nga Prokuroria e Lartë e Popullit në raportin e publikuar në vitin 2021. (Irma)