Aktiviteti i shërbimeve të fabrikave në Kinë mbeti i qëndrueshëm në maj
2024-06-01 16:05:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktiviteti i fabrikave në Kinë shënoi moderim në maj nga një bazë e lartë krahasuese, ndërsa aktiviteti i shërbimeve mbeti i qëndrueshëm, treguan të dhënat zyrtare të premten, cituar nga “Xinhua”.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) për sektorin e prodhimit të vendit ra në 49.5 në maj, nga 50.4 në prill, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

“Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës vazhdon të rritet, ndërkohë që prodhimi dhe aktivitetet e biznesit të ndërmarrjeve kanë ruajtur vrullin e rimëkëmbjes”,- deklaroi statisticieni i lartë i NBS-së, Zhao Qinghe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nënindeksi për prodhimin ishte 50.8, ndërsa ai për pritjet e biznesit arriti në 54.3, sipas Statistikave.

Mes përpjekjeve të vendit për të mbështetur sektorin e prodhimit, sektori industrial shënoi një vrull më të fortë rritjeje në prill, me një rikthim të mprehtë të fitimit që sugjeron një rimëkëmbje të qëndrueshme.

Fitimet e ndërmarrjeve kryesore industriale të vendit u rritën me 4 për qind në baza vjetore në prill.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të ardhurat e ndërmarrjeve të tilla shënuan rritje me 3.3 për qind muajin e kaluar, krahasuar me një rënie prej 1.2 për qind në mars.

Të dhënat e së premtes treguan gjithashtu se PMI-ja për sektorin joprodhues ishte 51.1 në maj, një nivel më i ulët nga 51.2 në prill dhe mbi pikën 50 që ndan zgjerimin nga tkurrja. (Irma)