Komedia vendase vazhdon të dominojë arkëtimet në kinema në Kinë
2024-06-01 16:15:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komedia kineze “The Last Frenzy” kryesoi arkëtimet në kinema në Kinën kontinentale të enjten.

Sipas të dhënave nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, cituar nga “Xinhua”, filmi, i cili eksploron zgjedhjet e jetës përballë vdekjes, pati fitime ditore prej rreth 5.46 milionë juanë (rreth 768,100 dollarë amerikanë).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai u pasua nga thrilleri i krimit aksion “Twilight of the Warriors: Walled In”, me rreth 5.02 milionë juanë.

Filmi amerikan fantastiko-shkencor “Kingdom of the Planet of the Apes” u rendit u treti me arkëtime ditore prej rreth 1.72 milionë juanë.

Të ardhurat totale të arkëtimeve në Kinën kontinentale të enjten ishin gati 23.41 milionë juanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po përgatitet për sezonin veror të filmave të këtij viti, i cili zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit. Sipas platformës kineze të të dhënave të filmit “Maoyan”, 53 filma të rinj janë planifikuar të shfaqen gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë filmin e animuar të vlerësuar me çmime “Robot Dreams” dhe “Civil War” nga amerikania “A24”. (Irma)