Foto nga VCG
Fondi i Biodiversitetit Kunming do t'i përmbahet qasjes së multilateralizmit dhe operacionit të ndërkombëtarizuar, duke punuar kryesisht përmes dhënies së granteve, për të mbështetur ruajtjen e biodiversitetit në vendet në zhvillim, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë shtypi, kur u pyet mbi nënshkrimin e Fondit të Biodiversitetit Kunming në Pekin, shkruan “Xinhua”.
Nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe drejtoresha ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Inger Andersen, e cila mori pjesë në ceremoni, tha se nisja e fondit është një kontribut i jashtëzakonshëm që Kina ka dhënë për vendet në zhvillim, duke treguar mbështetje për vendet në zhvillim në ruajtjen dhe restaurimin e biodiversitetit. Mao tha se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së biodiversitetit dhe është e përkushtuar të punojë me të gjitha vendet për të ndërtuar një komunitet të gjithë jetës në Tokë.
Foto nga VCG
Kina do të investojë 1.5 miliardë juanë për themelimin e Fondit.
Mao tha se Kina, UNEP-ja dhe Zyra e Fondit të Mirëbesimit Shumë-Partner të OKB-së nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit për të nisur zyrtarisht Fondin.
“Fondi do t'i përmbahet qasjes së multilateralizmit dhe operacionit të ndërkombëtarizuar, do të punojë kryesisht përmes dhënies së granteve dhe do të fokusohet në tre qëllimet kryesore të Konventës për Diversitetin Biologjik, përkatësisht, ruajtjen e diversitetit biologjik, përdorimin e qëndrueshëm të komponentëve të biodiversitetit dhe ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve, për të mbështetur ruajtjen e biodiversitetit në vendet në zhvillim dhe për të kontribuar në zbatimin e Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal”,- tha Mao.
Foto nga VCG
Ajo theksoi se Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe, nëpërmjet Fondit, të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ndërtojë sinergji globale për ruajtjen e biodiversitetit, për të krijuar një të ardhme më të mirë harmonie midis njerëzimit dhe natyrës. (Irma)