Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
2024-06-01 15:44:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kineze (TCM) në shërbimet e rehabilitimit të vendit, duke synuar të plotësojë kërkesën në rritje të njerëzve për shërbime mjekësore të përmirësuara, shkruan “Xinhua”.

Udhëzimet e publikuara nga Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze parashtronin tetë masa për të forcuar ngritjen e departamenteve të rehabilitimit në spitalet e mjekësisë tradicionale kineze.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas udhëzimeve, më shumë se 70 për qind e spitaleve të mjekësisë tradicionale kineze të nivelit të dytë në vend deri në vitin 2025 do të kenë departamente të mjekësisë rehabilituese.

Meqenëse mjekësia tradicionale kineze ka një avantazh unik në parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, udhëzimet kërkojnë që spitalet të përdorin plotësisht mjekësinë tradicionale kineze në përmirësimin dhe rivendosjen e funksionit fizik në rastet e sëmundjeve akute, si dhe në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Dokumenti gjithashtu inkurajon spitalet që të integrojnë terapitë e rehabilitimit të mjekësisë tradicionale kineze me mjekësinë perëndimore dhe bën thirrje për përpjekje për të zgjeruar aksesin në shërbimet e rehabilitimit të mjekësisë tradicionale kineze në zonat rurale, duke u mundësuar atyre që kanë nevojë të marrin shërbime më afër shtëpisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një plan për të përmirësuar shërbimet e rehabilitimit të mjekësisë tradicionale kineze në periudhën e 14-të të planit pesëvjeçar (2021-2025), duke synuar të mbështesë rolin e mjekësisë tradicionale kineze në fushën e rehabilitimit dhe të përmirësojë shërbimet përkatëse. (Irma)