Rreth 13.42 milionë studentë janë regjistruar për Gaokao 2024
2024-06-01 16:01:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth 13.42 milionë studentë janë regjistruar për provimin kombëtar të pranimit të kolegjit në Kinë për vitin 2024, i njohur si Gaokao, citon “Xinhua” një njoftim të Ministria e Arsimit. Kjo shënon një rritje prej 510.000 studentësh nga viti i kaluar.

Ministria vuri në dukje se janë bërë përpjekje të koordinuara për të siguruar organizimin pa probleme të provimeve dhe shërbime gjithëpërfshirëse për kandidatët.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet lokale kanë forcuar shërbimet mbështetëse, duke u ofruar kandidatëve ndihmë në fusha të tilla si transporti, akomodimi, kujdesi mjekësor dhe kontrolli i zhurmës gjatë periudhës së provimit.

Sipas autoriteteve, ekzistojnë dispozita të veçanta për studentët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të tjera të veçanta. Këto përfshijnë krijimin e fletëve të provimit në shkrimin Braille për kandidatët me shikim të dëmtuar në 11 rajone të nivelit provincial dhe ofrimin e mbështetjes për mbi 11.000 kandidatë me aftësi të kufizuara.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Provimi vjetor kombëtar i pranimit në kolegj, i cili do të zhvillohet në fillim të qershorit, konsiderohet si një nga provimet më të rëndësishme për studentët kinezë. (Irma)