Zyrtari ukrainas kërkon heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve
2024-06-01 16:33:39

Zyrtari ukrainas (Foto Rtsh)

Zyrtari ukrainas (Foto Rtsh)

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, përsëriti thirrjen që Ukrainës t’i lejohet të përdorë armë perëndimore për të goditur objektivat në territorin rus.

“Heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve të furnizuara nga aleatët perëndimorë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Për të ndaluar veprimet e Rusisë, Ukraina duhet të jetë në gjendje të synojë objektet ushtarake në Rusi”,- theksoi Podolyak, shkruan “RTSH”.

Pas bombardimeve vdekjeprurëse të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës në verilindje pranë kufirit rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte kërkuar që Ukrainës t’i jepej leja për të përdorur armë perëndimore në territorin rus.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mbështeti së fundi këtë thirrje, duke u kërkuar vendeve anëtare që të paktën të heqin pjesërisht kufizimet për armët në Ukrainë. (Irma)