CMG: Mungon për një kohë të gjatë drejtësia për zgjidhjen e çështjes së Palestinës
2024-06-01 11:09:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 30 maj, teksa Izraeli vazhdon veprimet ushtarake në Gazë, në takimin e 10-të të ministrave gjatë Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe të zhvilluar në Pekin, u publikua deklarata e përbashkët për çështjen e Palestinës, duke ngritur zërin e drejtësisë për shuarjen e konflikteve në Gazë dhe për zgjidhjen e gjithanshme, të drejtë dhe të vazhdueshme të çështjes së Palestinës.

 

Në një kohë kur situata Palestinë-Izrael po del jashtë kontrollit, ky takim ministror në kuadër të forumit të bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe bëri një thirrje më të fortë, duke deklaruar mbështetje të vendosur për kthimin e të drejtave të ligjshme të popullit palestinez. Kjo ka tërhequr vëmendjen e lartë të komunitetit ndërkombëtar.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Lufta nuk mund të vazhdojë pa fund. Drejtësia nuk duhet të mungojë përgjithmonë. ‘Projekti i dy vendeve’ nuk duhet të lëkundet sipas qejfit,” theksoi kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në ceremoninë e hapjes të këtij takimi. Fjalët e Kryetarit Xi kanë patur jehonë të gjerë. Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Vendeve Arabe, Ahmed Aboul Gheit u shpreh që lidhja arabe vlerëson lart qëndrimin e Kinës mbi problemin e Palestinës. Është gati që bashkë me Kinën të përpiqet për armëpushim, përfundimin e luftës, zbutjen e tensionit dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Palestinës. Eksperti i çështjeve kineze i Emirateve të Bashkuara Arabe Najihra, është i mendimit që mbështetja e Kinës për rikthimin e të drejtave të ligjshme të Palestinës, tregon qëndrimin e përhershëm të saj, për zbatimin e nismës globale të sigurisë dhe për paqe dhe qetësi botërore.

 

Çështja e Palestinës është thelbi i problemit të Lindjes së Mesme. Pavarësisht si ndryshon situata ndërkombëtare, Kina gjithmonë ka mbështetur në mënyrë të vendosur rikthimin e të drejtave të ligjshme të popullit palestinez. Që nga shpërthimi i raundit të ri të konfliktit Palestinë-Izrael, Kina ka nxitur aktivisht armëpushimin dhe ndërprerjen e armiqësive mes dy palëve nëpërmjet rrugës diplomatike. Ka realizuar bisedime mes Hamasit dhe Fatahut në Pekin dhe ka mbështetur fraksionet palestineze të arrijnë pajtimin e brendshëm dhe rritjen e konsolidimit.

 

Nga deklarata e përbashkëtë mes Kinës dhe Egjiptit dhe Sekretariatit të Lidhjes Arabe në janar 2024, deri në deklaratën e përbashkët Kinë-Francë në muajin maj, Kina mban një koncept shumë të qartë mbi zgjidhjen e çështjes së Palestinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Në terma afatshkurtër, duhet nxitur armëpushimi dhe zbutja e tensionit. Në terma afatgjatë, komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet sëbashku për krijimin sa më parë të një shteti palestinez. Vetëm kur të realizohet vërtet “projekti i dy vendeve”, mund të realizohet dëshira e popullit palestinez, të garantohet siguria e Izraelit dhe të realizohet paqja në Lindjen e Mesme.