Kina do të vendosë kontrolle të eksportit për disa pajisje të aviacionit dhe hapësirës
2024-06-01 15:40:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka vendosur të kufizojë eksportet e disa komponentëve dhe teknologjive në sektorët e aviacionit dhe hapësirës ajrore, duke filluar nga 1 korriku.

Masa synon të mbrojë sigurinë kombëtare dhe të përmbushë detyrimet e mospërhapjes dhe të tjera ndërkombëtare, sipas një qarkoreje të publikuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë (MOC), Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe Departamenti i Zhvillimit të Pajisjeve të Komisionit Qendror Ushtarak, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas qarkores, artikujt nën kontrollin e eksportit përfshijnë pajisjet, softuerët dhe teknologjitë që lidhen me pjesët strukturore të aviacionit dhe hapësirës ajrore, si dhe prodhimin e motorëve, pajisjet, softuerin dhe teknologjitë për prodhimin e motorëve me turbina me gaz/turbinat me gaz, pajisjet, softuerët dhe teknologjitë që lidhen me vizoret e helmetave të kostumeve hapësinore dhe fibra polietileni me peshë molekulare ultra të lartë.

Politikat e kontrollit të eksportit nuk synojnë asnjë vend apo rajon të caktuar, theksohet në deklaratë, duke shtuar se veprimet do të ndërmerren në përputhje me rregulloret përkatëse.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Qeveria kineze mbron me vendosmëri paqen botërore dhe stabilitetin e zonave fqinje, mbron sigurinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit dhe lehtëson zhvillimin e tregtisë në përputhje me rregulloret përkatëse”,- thuhet në deklaratë. (Irma)