Kina do të presë për herë të parë në tetor Kongresin Botëror AIPPI
2024-06-01 16:11:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të presë në tetor Kongresin Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (AIPPI) për herë të parë që nga krijimi i shoqatës 127 vjet më parë.

Veprimtaria, e planifikuar të zhvillohet nga 19 deri më 22 tetor, në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, pritet të mbledhë rreth 1500 delegatë nga mbi 80 vende dhe rajone, deklaroi Zhao Ping, zëdhënës i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, citon “Xinhua”.

Sipas tij, ky event pasqyron njohjen ndërkombëtare të angazhimit të vendit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Zhao theksoi se ngjarja do të nxisë shkëmbimin dhe bashkëpunimin midis komuniteteve kineze dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka forcuar mbrojtjen e saj të pronësisë intelektuale në mënyrë të qëndrueshme për të inkurajuar inovacionin dhe për të ndërtuar një mjedis të përmirësuar biznesi. Falë përpjekjeve solide për të goditur shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale, vendi ka raportuar rritje të fuqishme si në numrin e patentave ashtu edhe në tregtinë e tij të pronësisë intelektuale gjatë viteve të fundit.

Kina kishte afërsisht 4.02 milionë patenta të vlefshme shpikjeje vendase deri në fund të vitit 2023, duke e bërë atë vendin e parë në botë që kalon shifrën prej 4 milionë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2023, norma mesatare vjetore e rritjes së tregtisë totale të Kinës në honoraret e pronësisë intelektuale ishte 9.4 për qind. Dhe vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm tregtar i të ardhurave nga pronësia intelektuale arriti në 53.7 miliardë dollarë amerikanë.

AIPPI është një nga organizatat e para joqeveritare ndërkombëtare të pronësisë intelektuale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kongresi Botëror AIPPI mbahet çdo vit dhe është kthyer në një nga mbledhjet më të ndjekura dhe më me ndikim në fushën e pronësisë intelektuale. (Irma)