Revista Qiushi boton shkrimin e Presidentit Xi Jinping mbi zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore
2024-05-31 20:43:59

foto: VCG

foto: VCG

Revista Qiushi do të publikojë të shtunën shkrimin e rëndësishëm të Presidentit të Kinës Xi Jinping, me titull "Zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore është kërkesa e brendshme dhe pika e rëndësishme për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë. 

Në shkrim theksohet se që nga fillimi i epokës së re, Komiteti Qendror i PKK-së ka marrë një seri vendimesh dhe masash të mëdha, duke e bërë zhvillimin me cilësi të lartë, një konsensus dhe veprim të ndërgjegjshëm për gjithë partinë dhe shoqërinë, duke e vendosur atë si temën kryesore të shoqërisë. 

foto: VCG

foto: VCG

Megjithatë, ekzistojnë ende shumë faktorë që e kufizojnë zhvillimin me cilësi të lartë. Ata duhet të merren seriozisht dhe të zgjidhen në mënyrë efektive. Duhet të kujtojmë gjithmonë se zhvillimi me cilësi të lartë është i nevojshëm për epokën e re, ndaj duhet zbatuar në mënyrë të plotë, të saktë dhe të gjithanshme koncepti i ri i zhvillimit, duhet përshpejtuar ndërtimi i një sistemi ekonomik modern, duhet promovuar vetëzhvillimi i teknologjisë së nivelit të lartë, duhet përshpejtuar ndërtimi i një strukture të re zhvillimi, duhen koordinuar reformat e thella dhe hapja e lartë, gjithashtu dhe koordinimi i zhvillimit me cilësi të lartë dhe siguria e lartë. Gjithashtu, duhet përmirësuar sistemi i vlerësimit dhe matjes së zhvillimit me cilësi të lartë, duke vendosur një bazë të fortë për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë. (Li Huailiang/Elona)