CMG-ja: Procesi i ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta midis Kinës e Vendeve Arabe do të përshpejtohet
2024-05-31 17:02:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

"Në vitin 2026 Kina do të organizojë Samitin e dytë Kinë-Vendet Arabe. Besoj se ky samit do të jetë një moment tjetër historik në marrëdhëniet kino-arabe,” 

Kështu u shpreh të enjten Presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë Mbledhjes së Dhjetë Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe. Ky është rezultati më i rëndësishëm në kësaj mbledhjeje. 

Presidenti Xi Jinping paraqiti gjithashtu idenë e 'Pesë bashkëpunime kryesore' për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve kino-arabe, për të përshpejtuar ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta midis Kinës e Vendeve Arabe. 

Po të enjten, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së mbledhjes, shkroi në media sociale:“Marrëdhëniet mes Vendeve Arabe dhe Kinës kanë një rëndësi historike.”

Këtë vit shënohet 20 vjetori i themelimit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe. Gjatë 20 viteve, marrëdhëniet dypalëshe kanë kaluar sprovën e ndryshimit të situatave ndërkombëtare, duke u bërë shembull për bashkëpunimin jug-jug. 

Veçanërisht pas paraqitjes së idesë "Ndërtimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Vendet Arabe drejt epokës së re”në samitin e parë në dhjetor të vitit 2022, bashkëpunimi dypalësh është thelluar pandërprerje. 

Deri tani, nisma "Një brez, një rrugë”ka mbuluar të gjitha 22 vendet arabe, duke u sjellë përfitime rreth 2 miliardë njerëzve të të dy palëve. "Tetë veprimet e përbashkëta”të bashkëpunimit kino-arab kanë dhënë rezultatet fillestare.

Kësaj herë Kina deklaroi se bashkë me palën arabe do të krijojnë strukturën më të gjallë të risive, strukturën më të madhe të investimeve financiare, strukturën më tridimensionale të bashkëpunimit energjetik, strukturën më të ekuilibruar ekonomiko-tregtare dhe strukturën më të gjerë të shkëmbimeve njerëzore, për të zgjeruar shkëmbimet teknike dhe njerëzore të fondeve, produkteve etj. duke sjellë përfitime për të dy popujt.

Analistët vunë në dukje se Kina dhe Vendet Arabe kanë përcaktuar risitë tekniko-shkencore si fushë të zhvillimit me prioritet. Kjo do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e forcave prodhuese me produktivitet të ri. Këto do të jenë në ndihmë të promovimit të Kinës dhe Vendeve Arabe, duke u bërë forca të reja të rëndësishme në risitë tekniko-shkencore botërore.

Në fushën e bashkëpunimit energjetik, krahas bashkëpunimit tradicional në sektorin e naftës dhe gazit, Kina deklaroi se do të përkrahë sipërmarrjet energjitike dhe insitucionet financiare të vendit, të marrin pjesë në projektet e energjisë së ripërtëritshme, me kapacitet total të instaluar mbi 3 milionë kilovatë. Vitet e fundit, Vendet Arabe kanë promovuar aktivisht tranzicionin në energjinë e gjelbër. Kina ka pajisjet, teknikën dhe përvojën e përsosur në këtë fushë, ndërkohë pala arabe ka burimet dhe fondet e pasura, ndaj bashkëpunimi tridimensional energjetik do të sjellë përfitime për të dyja palët.

Krahas këtyre, Kina u shpreh se do të zbatojë projektin e bashkëpunimit të zhvillimit, me një fond prej 3 miliardë juanësh. Ajo do të ftojë çdo vit 200 udhëheqës të partive arabe për vizitë në Kinë, si edhe do të përpiqet të shkëmbejë 10 milionë turistë me njëra-tjetrën, në 5 vitet e ardhshëm. Këto plane do të krijojnë mundësi të reja për marrëdhëniet kino-arabe.

Siguria rajonale është një pikë tërheqëse e Vendeve Arabe, ndaj çështja e Palestinës është themeli i problemit të Lindjes së Mesme. 

Deri më 29 maj, raundi i ri i konfliktit Palestinë-Izrael ka shkaktuar mbi 36 mijë viktima në Gaza. Gjatë mbledhjes u miratua“Deklarata e përbashkët Kinë-Vendet Arabe për çështjen e Palestinës”ku u ngrit zëri për nxitjen e armëpushimit sa më parë në Gaza dhe nxitjen e zgjidhjes së gjithanshme dhe të drejtë të çështjes së Palestinës. 

Në deklaratë thuhet qartë se lufta nuk duhet të vazhdojë pa kufi, nuk duhet të mungojë drejtësia dhe nuk duhet të lëkundet“projekti i dy shteteve”. (Fani)