Xi Jinping uron të gjithë fëmijët e Kinës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
2024-05-31 20:30:50

foto: VCG

foto: VCG

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 Qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping u përgjigj të enjten një letre të nxënësve të Shkollës Fillore Zhijiang të qytetit Nanchong të Provincës Sichuan në Kinën Jugperëndimore, duke i inkurajuar ngrohtësisht dhe duke uruar të gjithë fëmijët në mbarë Kinën për ditën e fëmijëve.

Në letrën e tij, Xi tha: "Sapo pashë letrën, më kujtua momenti kur vendosa themelet për ndërtimin e shkollës suaj 20 vjet më parë. Jam shumë i kënaqur të dëgjoj që gjatë këtyre viteve, shkolla juaj është përmirësuar, nxënësit kanë studiuar me zell, me dashuri për punën dhe janë rritur të shëndetshëm e të lumtur.”

foto: VCG

foto: VCG

Xi theksoi se fëmijët janë e ardhmja e vendit. Ndërtimi i vendlindjes dhe i shtetit socialist modern, kërkon të gjitha përpjekjet e brezit të ri. Xi shpreson që nxënësit të mund të kenë ambicie të mëdha, të kursejnë kohën e bukur, të ndjekin zhvillimin e gjithanshëm me moralitet, inteligjencë, shëndet, estetikë dhe punëdashje. Të bëhen të rinj të epokës së re, me dashuri për partinë dhe vendin. Të jenë të pavarur dhe të përpiqen të zhvillohen për ndërtimin e vendit dhe rilindjen kombëtare.

Shkolla Fillore Zhijiang ishte një shkollë e vogël malore në Jialing të qytetit Nanchong, me kushte të vështira dhe ndërtesë të vjetër. Në vitin 2004, shkolla u rindërtua me ndihmën e provincës Zhejiang. Xi Jinping, atëherë Sekretar i Komitetit të PKK-së të Provincës Zhejiang, vendosi themelet e shkollës në maj të atij viti. Shkolla u hap zyrtarisht në shtator 2005, me kushte të përmirësuara. Tani në këtë shkollë mësojnë 287 nxënës.

Kohët e fundit, nxënësit e Grupit të parë të Klasës së pestë i shkruan një letër Xi-së, ku e njohën me mësimet e tyre dhe jetën e përditshme, duke shprehur mirënjohjen dhe vendosmërinë, për t'u bërë të rinj të mirë të epokës së re. (Li Huailiang/Elona)