Wang Yi: Qëndrimi i Kinës për çështjen palestineze përputhet me atë të Vendeve Arabe
2024-05-31 20:23:27

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të premten për çështjen palestineze, se qëndrimi i Kinës përputhet me atë të vendeve arabe.

Wang shtoi se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Vendet Arabe, duke qëndruar së bashku në anën e drejtësisë historike, paanshmërisë dhe të humanizmit ndërkombëtar.

Ai i bëri deklaratat gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan Al Saud, i cili vizitoi Pekinin për të marrë pjesë në Mbledhjen e Dhjetë Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë - Vendet Arabe.

foto: VCG

Palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi krizën e Ukrainës. Ata ranë dakord që organizimi i një konference paqeje në Ukrainë, duhet të drejtohet nga parimet bazë të pranimit nga palët e përfshira, pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha palëve dhe diskutimit të drejtë të zgjedhjeve të ndryshme.

Wang tha se Kina do të vazhdojë të promovojë paqen dhe bisedimet. Ajo do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e një zgjidhjeje politike për krizën e Ukrainës. (Li Huailiang/Elona)