“Sinopec” publikon raporte mbi zhvillimin energjetik të Kinës
2024-05-31 15:55:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“China Petroleum and Chemical Corporation”, ose “Sinopec”, publikoi në kryeqytetin saudit Riad tre raporte të industrisë, duke hedhur dritë mbi të ardhmen e sektorit petrokimik të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Tre raportet janë: “Perspektiva e Energjisë së Kinës 2060”, “Perspektiva e Industrisë së Energjisë së Hidrogjenit të Kinës” dhe “Raporti i Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë Kimike të Kinës 2024”.

“Perspektiva e Energjisë së Kinës 2060” tregon një prirje rënëse në konsumin e energjisë dhe emetimet e karbonit në Kinë, të nxitur nga iniciativat e gjelbra dhe të karbonit të ulët të vendit. Raporti parashikon që konsumi i qymyrit në Kinë do të ulë rritjen e përdorimit rreth vitit 2025 dhe kërkesa për naftë do të arrijë kulmin përpara vitit 2027.

“Perspektiva e Industrisë së Energjisë së Hidrogjenit të Kinës” parashikon se deri në vitin 2060 konsumi i energjisë së hidrogjenit në Kinë do të jetë afërsisht 86 milionë tonë dhe karburantet jofosile si burim energjie që përdoren për prodhimin e hidrogjenit do të rriten në gati 93 për qind.

“Raporti i Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë Kimike të Kinës 2024” thekson nevojën për t'i dhënë përparësi ruajtjes, intensifikimit dhe riciklimit me efikasitet të lartë të burimeve në industrinë petrokimike, ndërkohë që synohet arritja e pikut të karbonit dhe neutralitetit të karbonit. (Elona)