Kina do të vazhdojë të nxisë dhe të ndërmjetësojë paqen, duke mbajtur komunikim me të gjitha palët, për të krijuar kushte për një zgjidhje politike të krizës e Ukrainës, deklaroi të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, gjatë një konference për shtyp.
foto: VCG
Në përgjigje të pyetjes lidhur me pjesëmarrjen e Kinës në samitin e parë të paqes për Ukrainën, që do të mbahet në Zvicër, zëdhënësja u shpreh se Kina i kushton rëndësi organizimit të këtij samiti nga ana e Zvicrës. Që nga fillimi i vitit, Kina ka qenë në komunikim të ngushtë me Zvicrën dhe palët e tjera përkatëse mbi këtë çështje.
Kina këmbëngul gjithmonë që një konferencë ndërkombëtare për paqen duhet të përmbajë tre elemente të rëndësishëm: miratimin e të dyja palëve të përfshira, pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha palëve, si edhe diskutimin e drejtë të të gjitha planeve të paqes. Përndryshe, është e vështirë që një konferencë të ketë ndikim të vërtetë në rivendosjen e paqes.
Kërkesat e Kinës për konferencën janë të drejta dhe të paanshme. Ato nuk synojnë asnjë palë specifike. Gjithashtu pasqyrohen edhe në konsensusin e përbashkët për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë, të publikuar së fundmi me Brazilin, duke pasqyruar shqetësimet e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të vendeve në zhvillim.
Mao Ning theksoi se, sipas reagimeve të palëve të ndryshme dhe plane të konferencës, duket se është e vështirë të përmbushen këto tre elemente të propozuara nga Kina. Organizimi i konferencës nuk përputhet me kërkesat e Kinës dhe pritjet e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj Kina e ka të vështirë të marrë pjesë në të. Kina ka informuar palët përkatëse për shqetësimet dhe konsideratat. Kina do të vazhdojë të promovojë paqen dhe dialogun në mënyrën e saj, duke mbajtur komunikim me të gjitha palët për të krijuar kushte për një zgjidhje politike mbi krizën e Ukrainë. (Li Huailiang/Elona)