Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Malajzisë, shkëmbejnë mesazhe urimi për 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve
2024-05-31 21:33:14

foto: VCG

foto: VCG

Wang Yi, Ministër i Jashtëm i Kinës dhe Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së shkëmbeu një mesazh urimi me Dato' Seri Utama Haji Mohamad Bin Haji Hasan, Ministër i Jashtëm i Malajzisë, për të festuar 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Wang Yi theksoi se Kina dhe Malajzia janë fqinjë me miqësi tradicionale. Gjatë gjysmëshekullit, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, Kina dhe Malajzia kanë qenë gjithmonë miq të besueshëm, të afërt dhe të ngushtë, që kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Të dy palët kanë bashkëpunuar për zhvillimin dhe kanë ruajtur një koordinim të mirë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe udhëheqës në rajon. 

“Jam i gatshëm të punoj me Ministrin e Jashtëm Mohamed, për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët, për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta midis Kinës dhe Malajzisë, si edhe për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe drejt 50 viteve të ardhshme më të ndritura.