Li Qiang i dërgon mesazh urimi kryeministrit të ri të Kuvajtit
2024-05-31 21:32:00

foto: VCG

foto: VCG

Kryeministri i Kinës, Li Qiang i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi Ahmad Al Abdullah Al Sabah, duke e uruar për emërimin e tij si Kryeministër i Kuvajtit.

Li Qiang theksoi se Kina dhe Kuvajti kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të Presidentit Xi Jinping dhe Emirit të Kuvajtit Mishal, marrëdhëniet dypalëshe kanë mbajtur një prirje të mirë zhvillimi. 

Qeveria kineze është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë kuvajtiane, për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy liderët, si edhe për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke çuar përpara partneritetin strategjik Kinë-Kuvajt në nivele të reja.