Zv/Ministri i Jashtëm i Kinës takohet në Uashington me Këshilltarin e Lartë për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së
2024-05-31 20:45:44

Zv/Ministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu, u takua të enjten në Uashington me Zv/Këshilltarin e Lartë për Sigurinë Kombëtare të ShBA-së, Jon Finer, sipas Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

foto: VCG

foto: VCG

Sipas raportit, palët zhvilluan një bisedë të hapur, të thellë dhe konstruktive mbi marrëdhëniet aktuale mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, si edhe mbi çështje ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Ma shpjegoi pozicionin solemn të Kinës mbi çështjet që lidhen me Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore. Ai i bëri thirrje palës amerikane të ndërmarrë veprime praktike, për të respektuar angazhimet e presidentit Joe Biden, duke respektuar sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës në mënyrë efektive.

Palët ranë dakord se duhet të vazhdojnë të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy shteteve gjatë takimit në San Francisko, të forcojnë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe komunikimin në të gjitha nivelet, të zgjerojnë bashkëpunimin dhe të menaxhojnë dallimet, për të stabilizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.

Ma Zhaoxu u takua gjithashtu edhe me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. Ata shkëmbyen mendime mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. (Li Huailiang/Elona)