Xi Jinping dhe lideri më i lartë i Malajzisë shkëmbejnë mesazhe urimi për 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Malajzisë
2024-05-31 20:41:44

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe lideri më i lartë i Malajzisë Sultan Ibrahim Sultan Iskandar, shkëmbyen të premten mesazhe urimi, për të festuar 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se Kina dhe Malajzia kanë fqinjësi të mirë prej mijëra vjetësh, janë miq që kuptohen me njëri-tjetrin dhe partnerë që përfitojnë reciprokisht nga bashkëpunimi. Gjatë gjysmëshekullit, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet kanë qenë gjithmonë të sinqerta me njëra-tjetrën, kanë bashkëpunuar ngushtë dhe kanë ndjekur zhvillimin e përbashkët. 

foto: VCG

foto: VCG

Marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë gjithmonë ndër më të përparuarat në rajon. Në vitin 2023, palët arritën një konsensus të rëndësishëm për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta midis Kinës dhe Malajzisë, duke hyrë në një fazë të re historike të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. 

Miqësia mes Kinës dhe Malajzisë është rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve, duke ofruar forcë të pashtershme për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Xi vuri në dukje se kohët e fundit, ai mori një letër nga një grup studentësh malajzianë që studiojnë në Universitetin e Tianjinit në Kinë, të cilët kanë vendosur të bëhen komunikues dhe promovues të miqësisë midis të dy vendeve, duke shprehur dëshirën për të përdorur njohuritë e tyre, në shërbim të ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta.

Xi theksoi se marrëdhëniet midis Kinës dhe Malajzisë kanë arritur një pikë të re historike. Ai është i gatshëm të punojë me kreu malajzian, për të sjellë sa më shumë rezultate të reja nga ndërtimi i bashkësisë me fate të përbashkëta mes Kinës dhe Malajzisë, për të përfituar popujt e të dy vendeve, duke kontribuar më shumë në prosperitetin dhe stabilitetin rajonal, si edhe për të krijuar së bashku 50 vitet e ardhshme të lavdishme për marrëdhëniet midis Kinës dhe Malajzisë.

Ibrahim theksoi se gjatë 50 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Malajzia dhe Kina gjithmonë kanë respektuar dhe besuar njëra-tjetrën, duke arritur vazhdimisht zhvillime të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Pas vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik në vitin 2013, bashkëpunimi dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme si tregtia, investimet, kultura dhe shkëmbimet ndërmjet popujve janë thelluar dhe zgjeruar më tej. Në këtë rast të 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Malajzia do të vazhdojë të ecë krah për krah me Kinën, duke krijuar prosperitet dhe mirëqenie për popujt e dy vendeve.

foto: VCG

foto: VCG

Po atë ditë, edhe Kryeministri i Kinës Li Qiang dhe Kryeministri i Malajzisë Dato' Seri Anwar bin Ibrahim shkëmbyen mesazhe urimi.