Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes: "Pavarësia e Tajvanit" do të thotë luftë
2024-05-31 15:43:13

Ministria e Mbrojtjes

zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Wu Qian/Ministria e Mbrojtjes

"Pavarësia e Tajvanit" do të thotë luftë, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Wu Qian, duke theksuar se ribashkimi i Kinës është një prirje e pakthyeshme e historisë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media lidhur me fjalimin e liderit të ri të Tajvanit Lai Ching-te në ceremoinë e marrjes së detyrës, Wu tha se ky fjalim është një dëshmi e përpjekjeve të Lai Ching-te për ta kërkuar "pavarësinë e Tajvanit" me forcë dhe me mbështetjen e forcave të jashtme. Zëdhënësi u shpreh se Ushtria Çlirimtare Popullore kineze e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë dhe është përgjigjur me kundërmasa të forta.

Tajvani ka qenë territor i Kinës qysh nga kohët e lashta dhe kjo mbështetet në baza të qarta historike dhe ligjore," vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze.