Macron: Franca mbështet një Autoritet Palestinez të reformuar dhe të forcuar
2024-05-31 15:36:33

Presidenti francez (Foto Lefigaro)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ku bëri thirrje për reforma nga Autoriteti Palestinez në perspektivën e njohjes së shtetit të Palestinës, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga “Elysee”, citon “Xinhua”.

Macron dhe Abbas bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të ndërhyrjes ushtarake izraelite në Gaza, siç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Macron përsëriti angazhimin e Francës për të punuar me partnerët e saj europianë dhe arabë për realizimin e paqes për palestinezët dhe izraelitët, duke shtuar se Franca e vendos perspektivën e njohjes së shtetit të Palestinës në një dinamikë të dobishme, thuhet në njoftim.

Macron tha se Franca mbështet një Autoritet Palestinez të reformuar dhe të forcuar.

Presidenti francez dënoi fort dhunën e kryer kundër civilëve palestinezë, duke u kërkuar autoriteteve izraelite t'i japin fund asaj. (Elona)