Kryhet testi vetëdrejtues në autostradën e shpejtë Pekin-Xiong'an
2024-05-31 15:47:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një projekt demonstrimi autonom i testit të drejtimit të makinës u krye në një autostradë që lidh Pekinin me Zonën e Re Xiong'an të provincës Hebei. 

Autostrada e shpejtë Pekin-Xiong'an është një arterie e rëndësishme që lidh Pekinin dhe Zonën e Re Xiong'an.

Aktualisht, në linjën kryesore të autostradës janë caktuar gjithsej 108 km korsi për drejtim autonom, me pajisje inteligjente perceptimi dhe komunikimi të instaluara për të mbikëqyrur dhe monitoruar funksionimin e saj, shkruan “Xinhua”.

“Kryeja e testit autonom të drejtimit është një përpjekje aktive për të eksploruar zhvillimin e autostradave të zgjuara në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei”,- deklaroi Zhang Hongjun, kryeinxhinieri i “Hebei Expressway Group”.

“Shpresojmë që ky projekt jo vetëm të mbështesë testin në terren të drejtimit autonom në autostradat e shpejta, por gjithashtu të eksplorojë më tej mënyrat e reja të funksionimit dhe menaxhimit të autostradave të mbështetura nga teknologjia inteligjente”,- tha Zhang. (Elona)