Ambasadori kinez në SHBA: Qeverisja globale klimatike kërkon bashkëpunimin Kinë-SHBA
2024-05-31 20:52:21

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga Ambasada e Kinës në ShBA

Ambasadori i Kinës në SHBA theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dypalësh për qeverisjen globale të klimës, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të enjten nga ambasada kineze.

Ambasadori i Kinës në SHBA, Xie Feng, i bëri këto deklatara të mërkurën, përmes videofjalimit në ceremoninë e hapjes së Ngjarjes së Nivelit të Lartë Kinë-SHBA për Veprimin e Klimës në nivelin Nën-nacional, thuhet në njoftim.

Përballë ndryshimeve klimatike, të gjitha vendet ndajnë fatin e përbashkët, tha Xie, duke shtuar se vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrijmë rezultate të favorshme për të dyja palët.

Foto nga Ambasada e Kinës në ShBA

Kina është një vepruese në përballimin e ndryshimeve klimatike. Ajo ka respektuar angazhimet e saj dhe ka ndjekur rrugën e zhvillimit të gjelbër, me karbon të ulët dhe të qëndrueshëm, tha Xie.

Kina dhe SHBA-ja, si vendet më të mëdha në zhvillim, kanë forca të veçanta në tranzicionin e energjisë dhe ekonominë qarkulluese, tha ambasadori.

Ai shtoi se të dyja vendet mund të mësojnë dhe të plotësojnë njëri-tjetrin. Bashkëpunimi i tyre në fushën e klimës ka potencial të madh dhe perspektiva të ndritshme. (Li Huailiang/Elona)