Krerët e mbrojtjes të Kinës dhe SHBA-së takohen për çështjen e Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore
2024-05-31 20:50:43

Ministri i Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun, dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, shkëmbyen mendime mbi raportin Kinë-SHBA, marrëdhëniet ushtarake, çështjen e Tajvanit, çështjen e Detit të Kinës Jugore, krizën e Ukrainës dhe konfliktin izraelito-palestinez.

foto: VCG

foto: VCG

Dong dhe Austin u takuan të premten në Singapor në kuadër të Dialogut Shangri-La, forumi vjetor i mbrojtjes dhe sigurisë për Azinë. Ky është takimi i parë ballë për ballë i krerëve të mbrojtjes të të dy vendeve, që nga nëntori i vitit 2022.

Gjatë takimit, Dong theksoi se marrëdhënia mes dy ushtrive është stabilizuar, gjë që është e vështirë për t'u arritur, ndaj duhet vlerësuar.

Qëllimi i komunikimit mes dy ushtrive është të rrisë mirëkuptimin, të eliminojë keqkuptimet, të krijojë besim të ndërsjelltë dhe të stabilizojë marrëdhëniet, tha Dong.

Ministri i Mbrojtjes i Kinës i bëri thirrje palës amerikane të mos injorojë faktet, të mos heqë dorë nga përgjegjësia dhe të mos përpiqet të shpifë për të tjerët.

Në lidhje me Tajvanit, Dong theksoi se ajo është një çështje e brendshme e Kinës, ndaj forcat e jashtme nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. Kina kundërshton me vendosmëri qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, të cilët shkelën rëndë premtimet dhe i dërguan sinjale të gabuara forcave të“pavarësisë së Tajvanit”. Ai i bëri thirrje SHBA-së të korrigjojë menjëherë gabimet. 

Përsa i përket çështjeve si Guma Ren'ai, qëndrimi dhe vija e kuqe të Kinës është e qartë. Kina këmbëngul për zgjidhjen përmes negociatave të barabarta, por nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj veprimeve provokuese të përshkallëzuara. (Li Huailiang/Elona)