Shkencëtarët kinezë dhe të huaj diskutojnë bashkëpunimin mbi inovacionin bujqësor për të garantuar sigurinë ushqimore
2024-05-31 15:25:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shkencëtarët e bujqësisë nga 15 vende dhe disa organizata ndërkombëtare u mblodhën në Pekin për të diskutuar se si të forcohet më tej bashkëpunimi për të promovuar zhvillimin e gjelbër, me cilësi të lartë dhe të qëndrueshëm të bujqësisë përmes inovacionit të teknologjisë shkencore, për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Është e nevojshme që shkencëtarët e bujqësisë të punojnë së bashku dhe të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre për t'u marrë me sfidat në sigurinë globale të ushqimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor, si ndryshimi i klimës dhe mungesa e burimeve”,- tha Wu Kongming, president i Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore (CAAS), në një simpozium të mbështetur bashkërisht nga Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës (NSFC) dhe fondacioni “Bill & Melinda Gates” (BMGF), bën të ditur “Xinhua”.

“Përmes bashkëpunimit, ne kemi ndarë përvojën e suksesshme të Kinës në paralajmërimin e hershëm të dëmtuesve të bimëve me vendet në zhvillim, duke ndihmuar Afrikën të krijojë një sistem praktik testimi për mbrojtjen e bimëve bujqësore”,- tha Wu.

Kina ka ndihmuar gjithashtu vendet afrikane si Mali dhe Nigeria të krijojnë dhe përmirësojnë industrinë e tyre të farave të orizit dhe sistemet e kërkimit me përvojën e Kinës në mbarështimin e orizit, shtoi Wu.

“Ne shpresojmë të punojmë me partnerët tanë për të ofruar zgjidhje të reja dhe efektive për të garantuar sigurinë ushqimore në botë, duke promovuar uljen e varfërisë globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor përmes inovacionit dhe aplikimit të shkencës dhe teknologjisë”,- tha Wu.

Simpoziumi, i mbajtur nga Instituti i Burimeve Bujqësore dhe Planifikimit Rajonal të CAAS, mblodhi ekspertë të bujqësisë nga vende si Franca, Britania, Belgjika, Egjipti, Brazili dhe Burundi. (Elona)