Muzeu për shkencëtarët kinezë hapet për publikun
2024-05-31 15:57:43

Muzeu Kombëtar për shkencëtarët modernë kinezë u hap zyrtarisht për publikun të enjten, duke shfaqur ekspozita inauguruese që nderojnë shkencëtarët veteranë prestigjiozë kinezë.

Muzeu ka mbledhur dhe ruajtur letra, dorëshkrime, instrumente shkencore, vepra, dokumente audio dhe video dhe materiale të tjera të çmuara historike nga mbi 500 shkencëtarë kinezë, bën të ditur “Xinhua”.

I ndodhur në Qendrën Kombëtare të Komunikimit për Shkencën dhe Teknologjinë, në veri të Pekinit, muzeu synon të promovojë shpirtin e shkencëtarëve. (Elona)