Presidenti Xi Jinping: Kina do të organizojë Samitin e Dytë Kinë - Vendet Arabe
2024-05-30 12:27:11

Mëngjesin e 30 majit, Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes të Mbledhjes së Dhjetë Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë - Vendet Arabe.

Xi Jinping vuri në dukje se pala kineze është e kënaqur me zbatimin e arritjeve të Samitit të Parë Kinë - Vendet Arabe. Në vitin 2026 Kina do të organizojë Samitin e Dytë Kinë-Vendet Arabe . Ai beson se ky do të jetë guri i themellit të ardhshëm. 

Xi Jinping gjithashtu theksoi se që nga tetori i vitit të kaluar, konflikti palestinezo-izraelit është përshkallëzuar dhunshëm dhe populli ka vuajtur shumë. Lufta nuk mund të vazhdojë më. Drejtësia duhet të triumfojë gjithmonë. Projekti me 'dy shtete' nuk mund të lëkundet në mënyrë arbitrare. 

Kina mbështet fuqishëm krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me sovranitet të plotë, bazuar në kufirin e vitit 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. 

Gjithashtu mbështet anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB. Kina do të vazhdojë të mbështesë lehtësimin e krizës humanitare dhe rindërtimin pas luftës në Gaza. Ajo mbështet Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ofrimin e ndihmës humanitare urgjente për Gazën. (Xu Guang)