Li Qiang-u i dërgon mesazh urimi kryeministrit të ri të Çadit
2024-05-30 22:13:08

Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi të mërkurën një mesazh Allah-Maye Halina-s, duke e uruar për emërimin si kryeministër i Republikës së Çadit.

foto: VCG

foto: VCG

Li Qiang theksoi se, vitet e fundit, nën udhëheqjen e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe presidentit të Çadit Mahamat Deby Itno, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur një zhvillim të mirë. Të dy vendet kanë thelluar në mënyrë të vazhdueshme besimin e ndërsjellë politik, kanë nxitur në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe kanë zhvilluar një bashkëpunim ndërkombëtar më të ngushtë.

“Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Çadin dhe unë jam i gatshëm të punoj së bashku me Kryeministrin Harina për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të çuar përpara bashkëpunimin pragmatik dhe për të arritur rezultate të reja në marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Çadit,” tha kryeministri kinez në mesazhin e vet të urimit për homologun çadian. (Li Huailiang/Artan)