Kryqi i Kuq Kinez shpenzoi 97 milionë dollarë për mirëqenien publike në vitin 2023
2024-05-30 10:35:28

CFP

CFP

Fondacioni i Kryqit të Kuq Kinez (CRCF) shpenzoi 689 milionë juanë (rreth 97 milionë dollarë amerikanë) për programet e mirëqenies publike në vitin 2023, u bë e ditur në raportin vjetor të publikuar të kësaj organizate, shkruan “Xinhua”.

Sipas raportit, 11.603 fëmijë me leucemi dhe sëmundje të lindura të zemrës kanë marrë subvencione përmes programit të ndihmës speciale, ndërsa 1286 fëmijë me leucemi janë mbështetur me fonde humanitare.

Në vitin 2023, u kryen ekzaminime të shikimit për 340.000 njerëz në mbarë vendin, si pjesë e një projekti për shëndetin e syve, dhe mbi 31.000 punonjës të mjekësisë bazë, duke përfshirë mjekë të zonave rurale, mjekë shkollash dhe ofrues të kujdesit shëndetësor të nivelit parësor, morën trajnim profesional.

Në fushën e ndihmës ndaj fatkeqësive, CRCF-ja inicioi nëntë reagime emergjente vitin e kaluar.

CFP

CFP

Sipas raportit, pas një tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore dhjetorin e kaluar, fondacioni mblodhi 79.55 milionë juanë në fonde dhe furnizime për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

CRCF-ja instaloi gjithashtu 1098 defibrilatorë të jashtëm të automatizuar dhe makineri shpëtimi emergjente vitin e kaluar, duke pajisur plotësisht metrotë në Zhengzhou dhe Xiamen me këto pajisje. (Irma)