Kina i bën thirrje BE-së t'i japë fund sa më shpejt hetimit për subvencionet
2024-05-30 18:28:59

foto: VCG

foto: VCG

Komisioni Evropian do të shtyjë shpalljen e vendimit për vendosjen e tarifave mbi automjetet elektrike kineze. Në përgjigje të këtij njoftimi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha të enjten në një konferencë për shtypin se Kina i bën thirrje BE-së t'i japë fund sa më shpejt hetimit, për të shmangur dëmtimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e BE-së, si edhe të qëndrueshmërisë së zinxhirëve të industrisë e të furnizimit. Nëse BE-ja këmbëngul në veprimet e saj, Kina nuk do të qëndrojë duarkryq dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat e saj të ligjshme.

Mao Ning theksoi se Kina e ka shprehur disa herë qëndrimin e vet mbi hetimin e BE-së për subvencionet ndaj automjeteve elektrike kineze. Thelbi i këtij hetimi është proteksionizmi tregtar. BE-ja ka ndërmarrë shumë veprime të paarsyeshme e të parregullta në këtë hetim dhe akuzat për subvencione ndaj Kinës janë të pabazuara. (Li Huailiang/Artan)