CMG-ja: 'Të drejtat e njeriut' amerikan janë në fakt privilegj dhe hegjemoni
2024-05-30 12:16:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Qendra Kërkimore Shëndetësore e Universitetit Rutgers të SHBA-së, rreth 60% e afroamerikanëve përballen me dhunë me armë të llojeve të ndryshme, madje shumica e viktimave banojnë në lagje me të ardhura të ulta.

Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e problemit të të drejtave të njeriut në SHBA. 

Në shoqërinë amerikane ekziston gjerësisht racizmi, zgjerimi i hendekut mes të pasurve e të varfërve, konfliktet mes partive, diskriminimi i emigrantëve. Raporti mbi "Shkeljen e të drejtave të njeriut në SHBA" për vitin 2023, i publikuar të mërkurën nga Kina, zbuloi fakte mbi shkeljen e këtyre të drejtave. 

Në lidhje me dhunën e armatosur, sipas statistikave të faqes së internetit "Arkivi i Dhunës me Armë”gjatë vitit 2023 në SHBA u rregjistruan minimalisht 654 incidente të mëdha të dhunës së armatosur, duke shkaktuar rreth 43 mijë viktima. 

Raporti vuri në dukje se mosmarrëveshjet mes politikanëve amerikanë shkaktojnë vështirësi në arritjen e unanimitetit për kontrollin e armëve.

Në janar të vitit 2023, afroamerikani Tyre Nichols në Memphis të SHBA-së u rrah për vdekje nga pesë policë, gjë që shkaktoi protesta në dhjetra qytete amerikane. 

Një raport i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, vuri në dukje se racizmi ndaj afroamerikanëve ka depërtuar thellë në sistemin policor dhe sistemin e drejtësisë penale amerikane. Mundësia e vrasjes së afroamerikanëve nga policia, është tre herë më e lartë se për njerëzit e bardhë. Mundësia e burgosjes është 4.5 herë më e lartë se për njerëzit e bardhë.

Ndërkohë, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në SHBA ka arritur në nivelin më të lartë, që nga kriza ekonomike e vitit 1929. 

Sipas të dhënave, gjatë tremujorit të tretë të 2023, 10% e amerikanëve më të pasur zotëruan 66.6% të pasurisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara. 50% e amerikanëve me të ardhurat më të ulta, zotëruan vetëm 2.6% të pasurisë së përgjithshme. 

Në vitin 2023, në Shtetet e Bashkuara shpërtheu greva me përmasat më të mëdha të shekullit XXI, duke përfshirë sektorët e filmit, televizionit, prodhimit, mjekësisë, medias etj.

Krahas këtyre, qeveria amerikane i përdor të drejtat e njeriut si pretekst për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Gjithashtu edhe si armë për mbrojtjen e hegjemonizmit. Kjo ka shkaktuar një krizë humanitare dhe ka dëmtuar çështjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

Më 1 nëntor 2023, Zëdhënësi i Asamblesë 78 të Përgjithshme të OKB-së, u shpreh se bllokada ekonomike dhe financiare amerikane ndaj Kubës, ka shkelur Kartën e OKB-së, duke sjellë ndikim shkatërrues mbi popullin kubanez. (Fani)