Wang Yi: Mbledhja e 10-të Ministrore e Forumit të Bashkëpunimit Kinë - Shtetet Arabe përfundoi me sukses
2024-05-30 20:33:35

Të enjten u mbajt në Pekin Mbledhja e 10-të Ministrore e Forumit të Bashkëpunimit Kinë - Shtetet Arabe. Pas kësaj mbledhjeje, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, së bashku me kryetarin e mbledhjes, ministrin e Jashtëm të Mauritanisë Mohamed Salem Ould Merzoug, dhe me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Ahmed Aboul-Gheit, u takuan me gazetarët.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Wang Yi theksoi se kjo mbledhje ministrore është forumi i parë që mbahet pas Samitit të Parë Kinë-Shtetet Arabe dhe përkoi me 20-vjetorin e krijimit të forumit. Të dy palët diskutuan thellësisht për zbatimin e rezultateve të Samitit të Parë Kinë-Shtetet Arabe dhe përshpejtimin e ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta kino-arabe, duke nënshkruar dokumente bashkëpunimi si "Deklarata e Pekinit" dhe "Plani i veprimit i Forumit të Bashkëpunimit Kinë - Shtetet Arabe 2024-2026" etj. Mbledhja arriti një sukses të plotë.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Wang vuri në dukje më tej se pika më e spikatur e kësaj mbledhjeje ishte pjesëmarrja e presidentit Xi Jinping në ceremoninë e hapjes së bashku me mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al-Khalifa, presidentin e Egjiptit Abdul Fatah Al-Sisi, presidentin e Tunizisë Kais Saied e presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, si edhe fjalimet e tyre të rëndësishme, që orientojnë zhvillimin e marrëdhënieve kino-arabe në epokën e re dhe bëjnë planifikime të qarta. Rezultati më i rëndësishëm i mbledhjes ishte njoftimi prej presidentit Xi i mbajtjes së  Samitit të Dytë Kinë-Shtetet Arabe në Kinë në vitin 2026. Samiti i ardhshëm pritet të shënojë një tjetër gur kilometrik në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e shteteve arabe, duke çuar përpara ndërtimin e bashkësie me fate të përbashkëta kino-arabe.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Kreu i diplomacisë kineze u shpreh më tej se thirrja më e fuqishme e mbledhjes ishte mbështetja e palëkundur për rikthimin e të drejtave të ligjshme të popullit palestinez. Në këtë mbledhje u publikua "Deklarata e përbashkët ndërmjet Kinës e shteteve arabe mbi çështjen palestineze", duke lëshuar mesazhin e qartë të nxitjes së një armëpushimi të shpejtë në rajonin e Gazës dhe të zgjidhjes në mënyrë të plotë, të drejtë e të qëndrueshme të çështjes palestineze.  (Li Huailiang/Artan)