Zv.presidenti kinez takon kreun e Lidhjes Arabe
2024-05-30 20:46:34

Zv.presidenti i Kinës Han Zheng u takua të mërkurën në Pekin me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Ahmed Aboul-Gheit.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Han Zheng tha se Kina dhe shtetet arabe kanë një histori të gjatë të shkëmbimeve miqësore dhe sivjet është 20-vjetori i krijimit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe. Kina është e gatshme të punojë me vendet arabe për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy palëve dhe rezultatet e Samitit të Parë Kinë-Shtetet Arabe, për të mbështetur fuqimisht njëra-tjetrën, për të vazhduar promovimin e bashkëpunimit praktik të nivelit të lartë, për të forcuar koordinimin ndërkombëtar, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-arabe dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy palëve.

Aboul-Gheit e vlerësoi lart mbështetjen afatgjatë të Kinës për vendet arabe. Ai theksoi se pala arabe respekton me vendosmëri parimin e "një Kine" dhe është e gatshme ta shfrytëzojë Mbledhjen e 10-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe si një mundësi për ta çuar zhvillimin e marrëdhënieve kino-arabe në një nivel të ri. (Li Huailiang/Artan)