Artefakte nga provinca Shandong debutojnë në Hong Kong
2024-05-30 17:07:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rreth 200 artefakte nga provinca Shandong e Kinës lindore janë ekspozuar për herë të parë të martën në Hong Kong.

Nëpërmjet shfaqjes së zbulimeve të mëdha arkeologjike të bëra përkatësisht në Hong Kong dhe Shandong, të datuara në tre periudha historike, ekspozita hedh dritë mbi ngjashmëritë midis dy kulturave lokale si dhe integrimin e qytetërimit të lashtë kinez, deklaroi sekretarja për Zhvillimin në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, Bernadette Linn, në ceremoninë e hapjes, shkruan “Xinhua”.

Ekspozitat nga Shandong përfshijnë një filxhan prej qeramike me vrima që përfaqëson kulmin e mjeshtërisë prehistorike të qeramikës kineze, si dhe një shtambë qeramike të kuqe, përfaqësuese e kulturës parahistorike të Shandong. Artifaktet përshkruajnë zhvillimin e kulturës Shandong nga periudha neolitike deri në dinastinë Ming (1368-1644).

Në ekspozitë ka dhe objekte të zbuluara në Hong Kong, duke përfshirë stoli prej guri, unaza kuarci dhe enë qeramike.

Ekspozita do të mbahet në Qendrën e Zbulimit të Trashëgimisë së Hong Kongut deri më 6 tetor. (Irma)