Kina mbështet OBSh-në në udhëheqjen e negociatave për marrëveshjen e pandemisë
2024-05-30 18:25:37

Kina shpreson që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) të vazhdojë të udhëheqë bisedimet për marrëveshjen mbi  pandeminë, tha të martën Hu Guang, përgjegjës i departamentit për përgjigjen emergjente shëndetësore në Administratën Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas tij, marrëveshja mbi  pandeminë është një nga elementet kyçe të reformës së ardhshme të qeverisjes së shëndetit publik global.

Kina ka marrë pjesë aktive në negociata, duke luajtur një rol konstruktiv në hartimin e marrëveshjes, tha Hu në një intervistë për mediat gjatë Asamblesë së 77-të të Botërore të Shëndetësisë të zhvilluar në Gjenevë.

Ai u shpreh gjithashtu se Kina ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri multilateralizmin, ka promovuar konceptin e solidaritetit global, ka theksuar respektimin e sovranitetit kombëtar dhe forcimin e rolit thelbësor të OBSh-së, si dhe ka trajtuar në mënyrë aktive çështjet e barazisë gjatë pandemisë.

Edhe pse shtetet anëtare të OBSh-së ende nuk kanë arritur konsensus mbi nenet e marrëveshjes para Asamblesë së këtij viti, është bërë përparim i konsiderueshëm në negociata nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të shteteve anëtare dhe OBSh-së gjatë dy viteve të fundit, vuri në dukje Hu.

Ai tha se shtetet anëtare kanë rënë dakord lidhur me shumë dispozita, duke krijuar një themel të fortë për bisedimet e ardhshme për të promovuar arritjen e marrëveshjes.

Kina shpreson që OBSh-ja të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës në forcimin e koordinimit global për të rritur mbështetjen për vendet në zhvillim në nivelet teknike, financiare e burimore, për të zgjidhuar në mënyrë efektive çështjet ekzistuese të barazisë, për të kapërcyer mangësitë në përgjigjen globale ndaj pandemive dhe për të përmbushur aspiratën fillestare të formulimit të instrumentit të ri ndërkombëtar, vuri në dukje Hu. (Li Huailiang/Artan)