Viti 2023 shënoi rritje të numrit të personave që morën nënshtetësinë gjermane pas ndryshimit të ligjit
2024-05-30 10:49:23

Pasaporta (Foto DW)

Pasaporta (Foto DW)

Mbi 200.000 persona kanë marrë vitin e kaluar nënshtetësinë gjermane, më shumë se kurrë më parë që nga fillimi i regjistrimit statistikor. Sipas Zyrës gjermane të Statistikave, shifra ishte 19% më shumë se një vit më parë.

Shumica e personave janë shumë më të rinj se popullsia në tërësi dhe gati gjysma e tyre janë femra, shkruan “Panorama”.

Vitin e kaluar e kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme.

Sirianët janë grupi më i madh ndër personat e natyralizuar, 75.500 persona, më shumë se një e treta e të gjitha nënshtetësive, të pasuar nga turqit dhe irakianët, me rreth 10.700 vetë secili.

Sipas ligjit në fuqi në vitin 2023 marrja e nënshtetësië gjermane ishte e mundur pas tetë vjetësh qëndrimi në Gjermani. Kohëzgjatja për marrjen e nënshtetësisë mund të ulej deri në gjashtë vjet. (Irma)