Foto nga CFP
Kompania satelitore kineze e inteligjencës artificiale “STAR.VISION” dhe partneri i saj nga Omani njoftuan zhvillimin e një platforme të avancuar dixhitale të qyteteve binjake, që synon të riformësojë peizazhin e vëzhgimit të tokës me inteligjencën artificiale dhe teknologjinë satelitore, shkruan “Xinhua”.
Bashkëpunimi i “STAR.VISION” me “Oman's Lens LLC” u njoftua gjatë “COMEX Global Technology Show 2024”, një ekspozitë teknologjike katërditore që startoi në fillim të javës.
Platforma, sipas kompanisë kineze, do të përdorë inteligjencën artificiale dhe imazhe satelitore për të zhvilluar modele 3D për zbulimin e ndërtesave, analizën e mbulesës së gjelbër dhe hartimin e rrugëve, ndër aplikacione të tjera.
“Projekti, në përputhje me nismën “Një brez, një rrugë” dhe Vizionin e Omanit 2040 për zgjidhjet e qytetit të zgjuar, do të transformojë planifikimin urban, menaxhimin e infrastrukturës dhe gatishmërinë për emergjencat e Omanit”,- deklaroi bashkëthemeluesi i “STAR.VISION”, Noor Fan.
Në gusht 2023, “STAR.VISION” nisi bashkëpunimin me Universitetin Sultan Qaboos të Omanit, duke dërguar në hapësirë WonderJourney-1A, satelitin e parë të Omanit të aktivizuar me inteligjencë artificiale. (Irma)