Provinca kineze raporton rritje të prodhimit të metanit nga qymyri
2024-05-30 15:11:28

CFP

CFP

Provinca kineze Shanxi nxori 4.16 miliardë metra kub metan nga qymyri në katër muajt e parë të vitit, një rritje vjetore prej 13.7 për qind, duke shënuar një rekord të lartë gjatë kësaj periudhe, bëri të ditur Administrata provinciale e Energjisë, shkruan “Xinhua”.

Përdorimi i metanit nga qymyri, një nënprodukt i qymyrit, mund të ndihmojë në zbutjen e rreziqeve në miniera, në uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe në lehtësimin e mungesës së gazit.

Shanxi ka burime të bollshme metani me shtrat të qymyrit. Ajo ka një rezervë të vlerësuar prej 8.31 trilionë metra kub metan nga qymyri deri në 2000 metra nën tokë, që përbën gati një të tretën e totalit të vendit. (Irma)