Guangzhou bëhet qyteti më i fundit kinez që lehtëson kufizimet e blerjes së shtëpive
2024-05-30 10:44:51

CFP

Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës jugore, është bërë qyteti më i fundit kinez që lehtëson kufizimet e blerjes së shtëpive dhe uli raportet e parapagimit.

Në një njoftim të publikuar nga qeveria komunale e Guangzhou thuhet se blerësit e shtëpive në qytet do të gëzojnë raporte të reduktuara të parapagimit, shkruan “Xinhua”.

Banorët që nuk janë nga Guangzhou do të lejohen gjithashtu të blejnë dy shtëpi, njësoj si ata vendas, në gjashtë rrethe të zonës, nëse ata kanë të dhëna të pagesës së sigurimeve shoqërore ose të tatimit mbi të ardhurat në qytet për të paktën gjashtë muaj, nga dy vite siç kërkohej më parë.

Gjashtë rrethet, duke përfshirë Yuexiu, Haizhu dhe Tianhe, më parë lejuan banorët që nuk ishin nga Guangzhou të blinin vetëm një shtëpi.

CFP

Një sërë qytetesh kineze, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Hangzhou dhe Chengdu, kanë rregulluar së fundmi politikat e pasurive të paluajtshme, me masa të tilla si lehtësimi i kufizimeve të blerjeve dhe tregtia e banesave komerciale.  (Irma)