Stërvitjet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Tajvan do të vazhdojnë derisa të ndalen provokimet
2024-05-29 19:41:08

foto: VCG

foto: VCG

Për sa kohë që provokimet e "pavarësisë së Tajvanit" vazhdojnë, veprimet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial nuk do të ndalen, tha të mërkurën një zëdhënëse e Kinës kontinentale. 

Zhu Fenglian, një zëdhënëse për Zyrën e Çështjeve të Këshillit Shtetëror të Tajvanit, i bëri komentet në një konferencë shtypi në Pekin, kur u pyet nëse stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, do të bëhen një dukuri e rregullt në të ardhmen.

Javën e kaluar Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë, zhvilloi stërvitje të përbashkëta ushtarake dy-ditore, të koduara Joint Sword-2024A, në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe lindje të Tajvanit, si dhe zonat përreth ishujve Jinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin, të cilat ndodhen në këtë ngushticë. 

Zhu tha se stërvitja ishte një përgjigje e vendosur, ndaj provokimeve të udhëheqësit të Rajonit të Tajvanit në fjalimin e tij, i cili synonte të kërkonte "pavarësinë".

Ato gjithashtu shërbyen si një paralajmërim i ashpër për forcat e jashtme që mbështesin "pavarësinë e Tajvanit" dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, e cila ndërmori një veprim të drejtë në mbrojtje të sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, tha ajo. 

“Për sa kohë që provokimet drejt ‘pavarësisë’ vazhdojnë, veprimet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial nuk do të pushojnë”, shtoi ajo.