Ekspozita tregtare e turizmit synon të çojë më tej tregun kinez
2024-05-29 18:04:05

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Një ekspozitë e madhe tregtare e udhëtimeve, e dedikuar për të ndihmuar operatorët turistikë dhe profesionistët e industrisë të futen më tej në tregun kinez të turizmit, po zhvillohet në Shangai.

“ITB China 2024” pret mbi 600 përfaqësues të sektorit nga më shumë se 80 vende dhe rajone.

Ngjarja e këtij viti ka temën “Të lulëzojmë në transformim, të arrijmë synime të reja së bashku”, duke pasqyruar rëndësinë e përshtatshmërisë dhe inovacionit në industrinë e udhëtimeve, si dhe potencialin e madh e të pashfrytëzuar të tregut kinez të udhëtimeve, shkruan “Xinhua”.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

“ITB China 2024” është zgjeruar me 60 për qind nga viti i kaluar. Në të ka pasur një sërë fjalimesh kryesore, panele diskutimesh dhe dialogësh për të nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.

“Që nga viti 2023, tregu i udhëtimeve në Kinë ka qenë në një trajektore të qëndrueshme pozitive dhe me ndikimin e politikave të përmirësuara të vizave dhe rritjes së kapacitetit të fluturimeve, tregu i udhëtimeve në Kinë po tregon shenja të forta rritjeje në fillim të vitit 2024”,- deklaroi David Axiotis, zëvendëspresident për tregun kinez në “Messe Berlin GmbH”.

Sipas tij, kjo ngjarje pritet të mbështesë partnerët globalë të kompanisë në gjetjen e homologëve të tyre kinezë dhe arritjen e synimeve të reja për biznesin e udhëtimit në Kinë në vitet e ardhshme.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Shangai mirëpriti rreth 1.9 milionë vizitorë hyrës nga janari në prill të këtij viti, një rritje prej 205 për qind në baza vjetore. (Elona)