Ekipi i rishikimit i FMN-së parashikon 5 % rritje të ekonomisë kineze sivjet
2024-05-29 16:52:27
Një fabrikë e prodhimit të rrotave të makinës në provincën Shandong, 27 maj 2024(Foto:VCG)
Ekonomia e Kinës parashikohet të rritet 5 % dhe 4.5% përkatësisht këtë vit dhe vitin e ardhshëm, bëri të ditur Gita Gopinath, zv.drejtoresha e parë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të rishikimit vjetor për ekonominë kineze sipas Nenit të Katërt të Marrëveshjes së FMN-së.
Një ekip i FMN-së e vizitoi Kinën nga 16 deri më 28 maj për Konsultimin mbi Nenin e Katërt për vitin 2024.(Zhang Yan/Artan)
Lajmet Kryesore