Vlera e eksportit total të Hong Kongut u rrit me 11.9 për qind në prill
2024-05-29 15:49:47

CFP

CFP

Departamenti i Regjistrimit dhe Statistikave i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi se, në prill, vlerat e eksporteve dhe importeve totale të mallrave pati rritje vjetore përkatësisht me 11.9 për qind dhe 3.7 për qind, shkruan “Xinhua”.

Në prill, vlera e eksporteve totale të mallrave ishte 378.7 miliardë dollarë HK (rreth 48.5 miliardë dollarë amerikanë) dhe vlera e importeve të mallrave ishte 388.9 miliardë dollarë HK.

Muajin e kaluar u regjistrua një deficit tregtar prej 10.2 miliardë dollarë HK, i barabartë me 2.6 për qind të vlerës së importeve të mallrave.

Një zëdhënës i qeverisë HKSAR tha se vlera e eksporteve të mallrave u rrit ndjeshëm në prill krahasuar me një vit më parë.  (Elona)