Talente nga mbarë bota marrin pjesë në konkursin e aftësive në Kinën jugperëndimore
2024-05-29 17:31:58

Foto:Xinhua

Medalje për talente(Foto:Xinhua)

Talente nga mbarë bota do të mblidhen në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore për Konkursin e dytë Ndërkombëtar të Aftësive “Një brez, një rrugë”, një mundësi për të shfaqur aftësitë e tyre profesionale dhe për të nxitur shkëmbimet mes bashkëmoshatarëve.

Konkursi, i planifikuar për më 24-26 qershor, do të ketë 18 ngjarje që mbulojnë një gamë të gjerë industrish, duke përfshirë ndërtimin dixhital, instalimin elektrik, parukierinë, prodhimin e kafesë, funksionimin e sistemit të robotëve industrialë dhe marketingun në internet, u bë e ditur në një konferencë për shtyp.

Aktivitete të tjera, duke përfshirë demonstrime të aftësive dhe seminare tematike, do të mbahen gjithashtu krahas konkursit.

Foto:VCG

Konkurrentë në edicione të kaluara(Foto:VCG)

Deri më tani, mbi 300 pjesëmarrës, duke përfshirë garues, gjyqtarë dhe personel janë regjistruar për të marrë pjesë në ngjarje. Garuesit vijnë nga më shumë se 60 vende dhe rajone.

Konkursi i aftësive organizohet bashkërisht nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Kinës dhe Qeveria Popullore Komunale Chongqing.

Konkurrentë në edicione të kaluara(Foto:VCG)

Edicioni i parë i konkursit u mbajt në vitin 2019 në Chongqing dhe përfshinte garues nga 44 vende dhe rajone. (Elona)