Kina nxjerr rregullore të re për të forcuar mbikëqyrjen e menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore
2024-05-29 17:57:39

Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilli i Shtetit në Kinë ka nxjerrë një rregullore disiplinore për ata që janë në pozicione drejtuese të ndërmarrjeve shtetërore, për të intensifikuar mbikëqyrjen e menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore, shkruan “Xinhua”.

Dokumenti, i përbërë nga shtatë kapituj dhe 52 nene, specifikon lloje të ndryshme të sjelljes jo të mirë dhe dënimet përkatëse.

Rregullorja u miratua në një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit muajin e kaluar dhe do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Në takim u theksua se forcimi i mbikëqyrjes dhe menaxhimit të menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore është i dobishëm për promovimin e performancës së tyre, sipas ligjit dhe integritetit të vendit të punës, si dhe për zhvillimin afatgjatë të ndërmarrjeve shtetërore.

Ndërmarrjet shtetërore konsiderohen si shtylla e ekonomisë kineze.

Asetet e kombinuara të ndërmarrjeve shtetërore arritën në 86.6 trilionë juanë (rreth 12.2 trilionë dollarë amerikanë) në fund të vitit 2023, 6.4 për qind më shumë në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare.  (Elona)