Hong Kongu do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të përmirësuar statusin e qendrës ndërkombëtare të transportit
2024-05-29 17:50:15

Foto:VCG

Hong Kong(Foto:VCG)

Shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), John Lee, deklaroi se qeveria e HKSAR do të vijojë me punën përkatëse dhe do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet me qytetet e tjera të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA) dhe organizatat ndërkombëtare detare, për të injektuar një nxitje të re në zhvillimin detar dhe portual të Hong Kongut, shkruan “Xinhua”.

Deklarata e Lee u bë gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Antonio Dominguez Velasco, dhe sekretarin e përgjithshëm të Dhomës Ndërkombëtare të Transportit (ICS), Guy Platten.

Foto:VCG

Porti i Hong Kong-ut(Foto:VCG)

Lee tha se si një qendër ndërkombëtare detare, Hong Kongu ka mbajtur një komunikim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë detarë dhe ka marrë pjesë aktive në takimet e IMO-së dhe komitetet e ndryshme për të qëndruar në krah të zhvillimeve më të fundit globale të transportit detar.

“Hong Kongu e ka përditësuar herë pas here legjislacionin lokal detar, për të përmbushur kërkesat më të fundit të IMO-së dhe për të siguruar përputhjen e tij me rregulloret përkatëse të IMO-së. ICS-ja ka mbështetur prej kohësh zhvillimin e industrisë detare në Hong Kong dhe ka krijuar zyrën e saj të parë jashtë shtetit në Hong Kong në vitin 2019”,- deklaroi Lee.

Ai vuri në dukje se Hong Kongu renditet i katërti globalisht në Raportin e Zhvillimit të Qendrës Ndërkombëtare të Transportit 2023 dhe kjo pasqyron plotësisht fuqitë gjithëpërfshirëse të Hong Kongut në fusha të tilla si kushtet e portit, shërbimet detare dhe mjedisi i biznesit.

Aeroporti i Hong Kong-ut(Foto:VCG)

Lee vuri në dukje se vendi mbështet me vendosmëri statusin e Hong Kongut si një qendër ndërkombëtare transporti, siç thuhet në Planin Kombëtar të 14-të Pesëvjecar dhe Planin e Zhvillimit të Përmbledhjes për GBA-në.

Ai tha se në fund të vitit të kaluar qeveria HKSAR shpalli Planin e Veprimit për Strategjinë e Zhvillimit Detar dhe Portual, duke përcaktuar strategjitë dhe masat e veprimit për të rritur konkurrencën e Portit të Hong Kongut. (Elona)