Panairi ndërkombëtar i industrisë kulturore krijoi kushtet për bashkëpunim të frytshëm
2024-05-29 17:35:42

Foto:VCG

Foto:VCG

Mbi 4000 projekte investimi dhe financimi u ekspozuan në një panair të industrive kulturore që përfundoi të hënën në metropolin jugor kinez të Shenzhen.

Panairi i 20-të Ndërkombëtar i Industrive Kulturore të Kinës (ICIF), një ngjarje kulturore kryesore në Kinë dhe një platformë e rëndësishme që ndihmon kulturën kineze të bëhet globale, pati mbi 100 ngjarje lançimi për projekte inovative dhe produkte të reja, shkruan “Xinhua”.

Në të pati mbi 20 ngjarje promovuese dhe 52 evente dytësore, duke u fokusuar në çështje që variojnë nga fuqizimi dixhital dhe stimulimi i konsumit kulturor deri te thellimi i inovacionit dhe bashkëpunimit në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao.

Foto:VCG

Foto:VCG

Edicioni i 20-të i ICIF-së, i mbajtur njëkohësisht online dhe me prani fizike, tërhoqi mbi 6000 njësi qeveritare dhe organizata kulturore, sipas organizatorëve të saj.

Më shumë se 300 ekspozues jashtë shtetit nga 60 vende dhe rajone morën pjesë në panair, me një kulm prej mbi 140.000 vizitash në një ditë të vetme, duke nënvizuar tërheqjen dhe ndikimin global të panairit.

I themeluar në vitin 2004, ICIF-ja është zhvilluar në një platformë ndërkombëtare që jo vetëm që shfaq diversitetin kulturor dhe pasurinë krijuese të Kinës dhe më gjerë, por gjithashtu ndihmon bizneset kulturore të lulëzojnë përmes ekspozitave. (Elona)